Ballina Bota BE në alarm për marrëveshjen me Iranin

BE në alarm për marrëveshjen me Iranin

Njjë stuhi aktivitetesh diplomatike pritet të ndërmerren nga evropianët për të shpëtuar marrëveshjen për armët bërthamore me Iranin, pasi SHBA-të u tërhoqën duke kthyer sanksionet ndaj Teheranit.

Kancerlarja gjermane Angela Merkel ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin, dhe kryeministrja britaneze Theresa May ka biseduar me presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Ministri francez ka qenë më i zëshmi në ankesat e tij që shumë biznese evropiane do të goditen rëndë pas sanksioneve të SHBA-së.

Presidenti Trump ka thënë që marrëveshja me Iranin dhe shteteve të BE-së ka qenë e tmerrshme dhe SHBA po humb me të ndaj ka marrë vendim për tu tërhequr nga ajo.

Por kjo ka alarmuar shtetet e BE-së si Francën, Gjermaninë dhe Britaninë që ishin pjesë dhe garantuese të marrëveshjes meqë Irani ka paralajmëruar Trump se ka gabuar me tërheqjen nga marrëveshja dhe rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit, raporton BBC. /sn/

Artikulli paraprakTrump: Obama paguante për të liruar qytetarët amerikanë jashtë vendit
Artikulli tjetërLËVIZJA BESA NDËRPRET BISEDIMET ME ZAEVIN PËR HYRJEN NË QEVERI