Ballina Bota Bombë në një restorant indian në Toronto,15 të plagosur. Kamerat e sigurisë...

Bombë në një restorant indian në Toronto,15 të plagosur. Kamerat e sigurisë ‘zbulojnë’ autorët

Një eksploziv i vendosur në një restorant indian në Toronto ka lënë 15 persona të plagosur, ku 3 prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Sipas pamjeve që janë marrë nga telekamerat e restorantit, eksplozivi është vendosur nga dy persona, por nuk janë identifikuar ende pasi e kishin fytyrën të mbuluar.

Autorët janë shpallur në kërkim nga policia kanadeze ndërsa të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital. Mediat vendase shkruajnë se shpërthimi në restorant ndodhi fiks një muaj pas atentatit në Toronto, ku një shofer fugoni hyri në mes të turmës së njerëzve duke vrarë 10 persona dhe la 15 të plagosur.

Artikulli paraprakProtesta, Basha: Është në dorën tonë t’i largojmë grabitësit!
Artikulli tjetërPas orkides me emrin ‘Merkel’, Singapori bën gati dy orkidet Trump dhe Kim