Në hapje të konferencës për dialog me Ballkanin Perëndimor, dje në Sofje, kryeministri bullgar Boyko Borissov tha se ardhja e liderëve të BE-së në Bullgari për samitin BE-Ballkani Perëndimor dhe prezantimi i problemeve të rajonit para tyre është një sukses, por në fund çdo gjë varet nga vetë Ballkani Perëndimor.
“Zoti ndihmoftë ata që ndihmojnë veten në Ballkan”, tha ai.
Konferenca, që është e fokusuar çështjet e rritjes ekonomike, sigurisë dhe lidhjeve në Ballkanin Perëndimor, organizohet nga Këshilli Europian për Çështjet e Jashtme dhe qendra “Wilfried Martens” për Studime Europiane.
Borisov theksoi se “të gjithë në Këshill kanë ide të qarta se investimet do të jenë në korridoret kryesore hekurudhore, autostradat, infrastruktura dixhitale dhe portet në rajon”.
Ai përmendi një skemë të projekteve infrastrukturore për të ilustruar se cilat prej tyre janë ndërtuar tashmë me fondet e BE-së.
“Liderët e Bankës Botërore, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe të Bankës Europiane për Investim janë këtu tani kështu që ata mund të largohen me ide të qarta se çfarë do të financohet dhe si. Sistemi i taksimit që është futur në të gjitha këto vendet garanton se ata do të jenë në gjendje të paguajnë huat e tyre me interes të ulët që do të jepen nga këto banka, si dhe grantet e Komisionit Europian. Me pak bashkëfinancim nga buxhetet e këtyre vendeve, jam i bindur se Ballkani do të bëhet një prej vendeve më të mira për të jetuar në Europë”, theksoi kryeministri bullgar.
Duke iu përgjigjur pyetjeve, Borisov tha se çështja e Berxit ka filluar të hyjë në një rrugë qorre dhe nuk po përparon me shpejtësi në rrugën e dëshiruar.
Ai shprehu gjithashtu besimin se çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë më në fund do të zgjidhej dhe theksoi se presidenti i Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiç and Hashim Thaçi duhet të tregojnë lidershipin e tyre europian.