Ballina Aktualitet Kosovë Daçiq: E rëndësishme për Serbinë, që Rusia dhe Kina të jenë kundër...

Daçiq: E rëndësishme për Serbinë, që Rusia dhe Kina të jenë kundër Kosovës në OKB

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është shumë me rëndësi për shtetin e tij që ta ketë përkrahjen e vazhdueshme të Rusisë dhe Kinës.

Sipas tij, Serbisë i duhet mbështetja e këtyre dy vendeve si anëtarë të përhershëm të kombeve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit, në kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, shkruan Most, përcjell Klan Kosova.

“Bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në OBK është përkrahje e madhe për Serbinë dhe i jep forcë në të gjitha drejtimet, si bisedimet në dialogun me Serbinë”.

“Prishtina dhe përkrahësit e tyre Perëndimor besojnë se çështja është zgjidhur dhe ka vetëm një gjë, që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Me pozicionin e Rusisë edhe pozicioni ynë forcohet dhe bëhet i pashmangshëm”.

Ai ka shtuar se është me rëndësi shumë të madhe për Serbinë që Rusia të mos e ndryshojë pozicionin karshi Kosovës./Klan Kosova/

@tn.lajmelokale
@tetovanews