Ballina Aktualitet Lajme Demokracia e re: Ciprasi e informoi Micotakisin se është biseduar për Maqedoninë...

Demokracia e re: Ciprasi e informoi Micotakisin se është biseduar për Maqedoninë e Ilindenit

Kryeministri Aleksis Cipras në një bisedë telefonike i ka treguar liderit të parisë Demokracia e re Kirijakos Micotakis se më Zoran Zaevin kanë biseduar për emrin Maqedonia e ilindenit, informoi partia opozitare greke.

Për Demokracinë e re ky emër nuk është i pranueshëm pasi është i lidhur me formimin e shtetit dhe kombësisë maqedonas që e përfshin edhe Selanikun. “Ky emër është historikisht dhe drejtpërdrejt i lidhur me aspiratën për të krijuar një komb “maqedonas” dhe “një shtet që përfshin Selanikun dhe shtrihet në Detin Egje.

Çfarëdo përmendjeje e Ilindeni t në emrin e vendit fqinj, jo vetëm që nuk i jep fund irredentizmit të Shkupit, por e konfirmon atë dhe e forcon atë.

Prandaj është e papranueshme që edhe të parashtrohet si temë diskutimi”, thuhet në komunikatën e partisë opozitare greke./shn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews