Ballina Bota E tmerrshme, vrasin foshnjat vajza, preferojnë më shumë djemtë, zbulohen qindra të...

E tmerrshme, vrasin foshnjat vajza, preferojnë më shumë djemtë, zbulohen qindra të vdekura në Pakistan

“Prindërit preferojnë më shumë djemtë dhe kur lindin vajza i vrasin”. Kështu ndodh në Pakistan. Që nga fillimi i vitit 2017, rreth 345 foshnje janë gjetur të vdekura në Karachi ku 99 përqind e viktimave janë vajza. Kufomat e foshnjave janë gjetur të hedhura në pirgje mbeturinash.

Një vajzë vetëm katër ditëshe u gjet e prerë në fyt dhe një tjetër foshnje e porsalindur u qëllua me gurë për vdekje, pasi një klerik supozonte se ishte një “fëmijë i paligjshëm” kur u la në shkallët e një xhamie.

Në Pakistan, vrasja e fëmijëve është vepër penale, por policia fajëson varfërinë dhe analfabetizmin për praktikën e vazhdueshme të vajzave që po vriten.

Anëar Kazmi, menaxher i një Fondacioni është shprehur për “The News International”, “edhe pse njerëzit i braktisin këto shpirtra të pafajshëm, ne si një organizatë nuk mund bëjmë dot gjë. Ne u japim atyre një varrim të duhur dhe kryejmë ritualet e tjera për këto foshnje, sigurisht pas përfundimit të formaliteteve të spitaleve dhe policisë”.

Policia në Karachi pohon se krimi mund të hetohet vetëm nëse ka pasur një ankesë. Numri i foshnjave që po vriten po zvogëlohet, por kjo po ndodh sepse trafikimi i fëmijëve është në rritje, u shpreh Tahera Hasan. Ajo tha gjithashtu se puna e tyre duhet të përqendrohet tek planifikimi familja.

“Ne duhet të përqendrohemi në planifikimin e familjes dhe nevojitet një fushatë e duhur sensibilizimi për të reduktuar keqkuptimin rreth planifikimit familjar. Kjo është një mënyrë për të kontrolluar shtatzënitë e padëshiruara dhe fëmijët padëshiruar”./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews