Ballina Aktualitet Kosovë El Pais e vendos në ballinë Haradinajn flirtues: Në Spanjë e kalova...

El Pais e vendos në ballinë Haradinajn flirtues: Në Spanjë e kalova muajin e mjaltit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kurrë nuk lodhet së treguari dallimin e qartë mes vendit të tij dhe Katalonjës. “Kurrë nuk do të njohinin Katalonjën e pavarur. Kosova dhe Katalonja nuk kanë asgjë të përbashkët, dhe çdo lloj krahasimi nuk ka kuptim,” tha ai, raporton El Pais.

“Kosova doli nga shpërbërja e Jugosllavisë pas një konflikti të përgjakshëm, me një luftë të secilit kundër secilit. Në Spanjë të drejtat politike dhe qytetare respektohen. Nuk mund të krahasosh represionin në kohën e Millosheviqit me gjendjen aktuale në Spanjë, dhe ta bësh një gjë të tillë, kjo është edhe fyese.” – ka shtuar ai.

Simpatia e tij për Spanjën duket të jetë e dlirë – raporton Guardian – ndoshta shkaku i një udhëtimi në Galici [krahinë spanjolle] në vitet 80, ose shkaku i muajit të mjaltit në Tenerife në vitin 2003.

Në një intervistë me El Paisin, Haradinaj kishte folur për shumë tema nga influenca ruse në Ballkan deri te e kaluara e tij si një lider i guerilës për UÇK-në. Por është Spanja ajo që e ka monopolizuar bisedën – shkruan El Pais, përcjell Periskopi.

Ai është i vetëdijshëm – vazhdohet në artikull – që nuk do të ketë mundësi të bëj fotografi me kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy, dhe as që do të mundet të takohet me delegacionin spanjoll në Sofie. Por mbetet pozitiv. /Periskopi

@tn.lajmelokale
@tetovanews