Ballina Bota Fotot me Erdogan, dy futbollistët gjermanë ‘japin llogari’ te presidenti Steinmeier

Fotot me Erdogan, dy futbollistët gjermanë ‘japin llogari’ te presidenti Steinmeier

Dy futbollistët gjermanë me origjinë turke, Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan kanë takuar Presidentin Frank-Walter Steinmeier, pas kritikave të pasuara me shfaqjen e fotografive të tyre me presidentin e Turqisë.

Partia AK, që është në pushtet në Turqi, publikoi fotot e futbollistëve me presidentin Rexhep Taip Erdogan, në një moment të rëndësishëm për vendin, që është para zgjedhjeve.

Ky veprim u kritikua ashpër nga disa politikanë gjermanë, që akuzuan Ozil dhe Gundogan se po përpiqen të mbështesin Erdoganin, pavarësisht se ata e mohuan tërësisht këtë çështje.

Özil, i cili luan për Arsenalin dhe Gundogan, lojtar i Manchester Cityt, i dhanë Erdoganit fanellat e tyre të nënshkruara, gjatë një eventi në Londër javën e kaluar.

Menjëherë pas takimit, reaguan edhe trajneri i Gjermanisë, Joachim Low dhe kreu i Federatës Gjermane të Futbolit, të cilët morën në mbrojtje futbollistët, në prag të Botërorit rus.

“Ishte e rëndësishme që të dy ata të pastrojnë keqkuptimet. Si Ozil, edhe Gundogan u shprehën qartësisht se ndihen gjermanë dhe se ai gjest nuk kishte për qëllim të dërgonte sinjale politike”, tha Presidenti Steinmeier./TCH/

@tn.lajmelokale
@tetovanews