Ballina Bota Francë, trafiku i drogës gjeneron 2.7 miliardë euro në vit

Francë, trafiku i drogës gjeneron 2.7 miliardë euro në vit

Trafiku i drogës në Francë gjeneron një aktivitet ekonomik që arrin vlerën e rreth 2,7 miliardë eurove në vit, ekuivalent me më shumë se 0,1 pikë të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), njoftoi sot Instituti Kombëtar francez i Statistikave (Insee).

“Nga këto 2,7 miliardë euro, një miliardë euro janë gjeneruar nga trafiku i kanabisit dhe 800 milionë euro nga trafiku i kokainës”, theksoi Insee.

Sipas Insee-s, që mbështetet në të dhënat e Misionit Ndërministror për Luftën kundër Drogave (Mildeca), që bazohen në anketat e familjeve, konsumi i drogës në Francë vlerësohet të jetë 3,1 miliardë euro në vit.

Instituti Eurostat u kishte kërkuar shteteve anëtare në vitin 2013 të integronin trafikun e drogës dhe prostitucionit në statistikat e tyre kombëtare duke vlerësuar se bëhej fjalë për transaksione tregtare të lira./ata/

@tn.lajmelokale
@tetovanews