Ballina Teknologji Google kopjon iPhone X me Android P

Google kopjon iPhone X me Android P

Edhe pse Google mund të ketë punuar prej një viti me këtë sistem, vështirë të thuhet se nuk ka kopjuar Apple.

Google prezantoi disa prej veçorive të reja të versionit të ardhshëm të Android në Konferencën e Zhvilluesve I/O.

Një prej tyre ngjante shumë e familjarizuar. Android P do të ketë disa gjeste të reja navigimi mes aplikacione dhe funksionojnë njëlloj si në iPhone X.

“Pjesë e Android P, do të prezantojmë një sistem të ri navigimi për të cilin po punojmë prej një viti,” tha zëvendës presidenti i inxhinierisë së Android Dave Burke.

Edhe pse Google mund të ketë punuar prej një viti me këtë sistem, vështirë të thuhet se nuk ka kopjuar Apple.

iPhone X u prezantua në Shtator të 2017-ës.

Tashmë butonët tradicional të kthimit pas dhe kalimit nga një aplikacion tek tjetri tashmë i përkasin së kaluarës.

Ju mund të shkarkoni Android P Beta që nga ky moment për një numër të kufizuar telefonësh. /PCWorld Albanian/

@tn.lajmelokale
@tetovanews