Ballina Aktualitet Lajme Grekët e pavarur: Nuk pranojmë marrëveshje me termin Maqedoni

Grekët e pavarur: Nuk pranojmë marrëveshje me termin Maqedoni

Grekët e pavarur, të cilët janë pjesë e Qeverisë së Greqisë, kanë përsëritur qëndrimi8n e tyre se nuk do të përkrahin marrëveshje për emrin, në të cilën marrëveshje do të jetë termi Maqedoni.

Këtë qëndrim për radion greke “Real fm”, e ka thënë zëdhënësja e partisë Magdalena Papadopulu.

“Nuk mund të pranojmë emër që do të përfshijë termin Maqedoni, Shteti në Shkup duhet të pranoj një marrëveshje të plotë, gjegjësisht ndryshim të Kushtetutës, ndryshim në letërnjoftimet, një emër për të gjithë.

Për çdo rast, ne, Grekët e Pavarur, nuk mund të heqim dorë nga çështjet tona themelore dhe pozicionet tona”, ka thënë Papadopulu./shn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews