Ballina Aktualitet Lajme HAHN SQAROHET PËR DEKLARATËN SE “EMRI DO TË ZGJIDHET PËR DY JAVË”

HAHN SQAROHET PËR DEKLARATËN SE “EMRI DO TË ZGJIDHET PËR DY JAVË”

Komisari për zgjerim Johanes Hahn, ka porositur se deklarata e tij për çështjen e emrit se kontesti mund të zgjidhet brenda dy javëve është interpretuar gabimisht.
“Kjo ishte gabim, ekziston incizimi. Unë thashë se nëse ka besim për disa javë (a couple of weeks) mund të gjendet zgjidhje, dhe jo për dy javë (two weeks). Kjo donë të thonë se në të ardhmen shpresoj të ketë marrëveshje për emrin”, ka deklaruar Hahn.

Hahn ka përsëritur se pas Rekomandimit të KE-së për fillim të bisedimeve “më e rëndësishme tani është që të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit”, që vendet anëtarë ta miratojnë këtë rekomandim./shn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews