Ballina Bota Havai shpall gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit të vullkanit

Havai shpall gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit të vullkanit

Havai ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit të vullkanit në malin Kilauea, duke kërkuar evakuimin e 1,700 banorëve lokalë.

Një dëshmitar ka thënë se llava është nisur si një mbulesë zjarri.

Ai ka thënë se ka nuhatur erë të sulfurit dhe drunjve të djegur.

Kryqi i Kuq amerikan ka hapur një strehimore evakuimi.

Shpërthimi i vullkanit vjen pasi një serie të tërmeteve të fuqishme në ditët e fundit në këtë territor.

Guvernatori i Havait, David Ige, ka thënë se ai ka aktivizuar disa rezervistë ushtarakë nga Garda Kombëtare për të ndihmuar në procesin e evakuimit të mijëra personave./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews