Ballina Aktualitet Lajme Hoqi dorë nga mandati, Tahiri dorëzon zyrtarisht kërkesën në Kuvend

Hoqi dorë nga mandati, Tahiri dorëzon zyrtarisht kërkesën në Kuvend

Saimir Tahiri ka bërë zyrtare kërkesën për dorëzimin e mandatit të deputetit, teksa rreth mesditës ka zbatuar procedurën duke dërguar dokumentin zyrtar në Kuvend.

“Për arsye që tashmë i kam bërë publike, kërkoj prej jush të ndiqni procedurat ligjore që parashikon ligji për dorëzimin e mandatit tim si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në kërkesën e Tahirit.

Një ditë më parë ai deklaroi publikisht se heq dorë nga mandati dhe do të dalë para drejtësisë si njeri i thjeshtë./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews