Ballina Bota Iraku shkon në zgjedhje, të parat pas fitores në luftën kundër ISIS

Iraku shkon në zgjedhje, të parat pas fitores në luftën kundër ISIS

Irakianët po votojnë në zgjedhjet e para parlamentare qëkur qeveria shpalli fitore mbi të ashtuquajturin Shtetin Islamik (IS) vitin e kaluar.

Rreth 7,000 kandidatë nga partitë rivale po konkurrojnë për vendet në asamblenë 329-anëtarëshe.

Iraku ende po lufton për tu rimëkëmbur pas katër viteve të luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik, thotë një korrespondent i BBC.

Ai thotë se kushdo që fiton do të duhet ta mbajë unitetin e brishtë të Irakut përballë tensioneve sektare dhe separatiste.

Irakianët mund të votojnë për listat rivale të kandidatëve ku shumica e tyre janë kryesisht Shia apo Sunni, edhe pse kurdët kanë listat e tyre.

Qeveria e udhëhequr nga Shia ka fituar vlerësime për luftën kundër militantëve të ISIS dhe siguria është përmirësuar shumë në të gjithë vendin.

Por shumë irakianë janë të zhgënjyer nga korrupsioni i gjerë i qeverisë dhe një ekonomi e dobët, raporton për BBC, Martin Patience.

Votimi gjithashtu vjen vetëm disa ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

Disa irakianë kanë frikë se vendi i tyre mund të jetë edhe një herë viktimë në çdo luftë midis Amerikës dhe Iranit. (TemA TV)

Artikulli paraprakKisha Ortodokse Serbe thirrje liderëve politikë: Mos e lëshoni Kosovën, diçka e marrë me forcë mund të kthehet
Artikulli tjetërBombardues rusë pranë brigjeve të SHBA-së