Ballina Bota Izrael-Iran, paralajmërohet përplasja ushtarake në Siri

Izrael-Iran, paralajmërohet përplasja ushtarake në Siri

A do të ketë një përplasje ushtarake mes Iranit dhe Izraelit në Siri?

Mediat amerikane paralajmërojnë mundësinë e një konflikti ushtarak. NBC duke cituar një zyrtar të lartë amerikan raporton se Izraeli po përgatitet dhe madje është gati për luftë me Iranin.

Sipas tij, Irani po drejton fushatën tokësore të Assadit, ndërkohë që Rusia drejton fushatën ajrore.

Izraelitët kanë ndërmarrë një sulm në qytetin sirian në Hama, ku mbetën të vrarë mbi 24 ushtarë iranianë dhe u shkatërruan disa dërgesa ushtarake të dërguara nga Teherani.

Të dielën, avionë F 15 të Izraelit goditën në Hama ku është stacionuar brigade e 47 iraniane. Në dërgesën me materiale ushtarake përfshiheshin edhe raketa tokë-ajër.

Në dy javët e fundit Irani ka shtuar furnizimin ushtarak në Siri duke lënë të kuptohet se ai po përgatitet për ofensivën e sirianëve kundër rebelëve, por edhe për një përballje ushtarake me Tel Avivin. Teherani përballet me sfida gjeostrategjike të jashtëzakonshme që vënë në diskutim ekzistencën e tij.

Ai rrethohet nga popullsi arabe, kryesisht sunite të cilat kanë armiqësi me shiitët që përfaqësohen dhe drejtohen nga Irani. Në Jemen, në Siri, Liban, e deri në trazirat në Egjipt, Libi dhe Tunizi, kjo përballje nuk ka munguar të shfaqet. Siria dhe Jemeni përbëjnë një fitore për Teheranin në kuptimin se aty u neutralizuan planet e Arabisë Saudite dhe partnerëve të saj perëndimorë, por me konsensusin e arritur mes Riadit dhe Izraelit duket se ora e konfrontimit me Iranin ka ardhur./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews