Ballina Aktualitet Lajme John Kerry takohet në Beograd me Vuçiçin

John Kerry takohet në Beograd me Vuçiçin

Ish sekretari i SHBA-së John Kerri dhe biznesmeni amerikan Tim Kolins janë takuar sot në Beograd, pa asnjë paralajmërim, me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren e shtetit Ana Brnabiç.

Sipas një deklarate të lëshuar nga kabineti i presidentit Vuçiç temë e bisedimeve ishte ruajtja e paqes dhe e stabilitetit në rajon. Gjithashtu, thuhet se në këto takime është diskutuar edhe për investimet amerikane në Serbi.

Në deklaratë bëhet e ditur se Serbia do të investojë edhe më shumë në zhvillimin e sektorit të teknologjisë së informacionit.

“Forcimi i sektorit të teknoligjisë së informacionit do të rrisë zhvillimin e ekonomisë serbe dhe do të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e prodhimit të brendshëm”, thuhet në deklaratën e presidencës serbe./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews