Ballina Aktualitet Lajme Kocijas: Të pranojmë njërin nga propozimet e Nimicit

Kocijas: Të pranojmë njërin nga propozimet e Nimicit

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë , Nikos Kocias po qëndron në SHBA, ku është takuar me sekretarin shtetëror amerikan, Mike Pompeo.

Pas takimit, Kocias ka deklaruar për mediat greke se e mbështet nevojën për të pranuar një nga propozimet e ndërmjetësuesit Metju Nimic, për çështjen e emrit.

Ai thotë se pajtohen me propozimet e Nimicit, por jo me propozimin e pestë, duke shtuar se pas pranimit të njërit nga propozimet, të shkohet drejt një plani strategjik për bashkëpunim e miqësi me fqiun e veriut, me emrin e ri.

Kjo nënkupton se Kocias hedh poshtë propozimin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

Artikulli paraprakParashikimi i motit
Artikulli tjetërNjë stuhi rëre mbulon gjithë qytetin, në vetëm 10 minuta