Ballina Bota Krimi makaber në Australi, babai i 4 fëmijëve dyshon tek gjyshi

Krimi makaber në Australi, babai i 4 fëmijëve dyshon tek gjyshi

Tragjedia e Australisë ku u gjetën të vrarë 7 persona, anëtarë të së njëjtës familje ende nuk ka një autor.

Babi i katër fëmijëve, që u gjetën të vdekur së bashku me mamanë, ka drejtuar gishtin tek gjyshi i tyre.

Aaron Cockman beson se vrasja makabër është kryer nga Peter Miles, i cili e kishte menduar këtë për një kohë të gjatë.

Trupat e vdekur të 4 fëmijëve, nënës së tyre Katrina Miles dhe dy gjyshërve Cynda e Peter Miles u gjetën në Osmington të premten.

Policia ka raportuar se nuk është në kërkim të ndonjë të dyshuari. Ata nuk kanë konfirmuar emrin e vrasësit por besojnë se është një nga të vdekurit.

Tre armë zjarri u gjetën në fermë në pronësi të Miles. Cockman ishte ndarë nga Katrina Miles. Ai tha për gazetarët se nuk ndihet i zemëruar për atë që ka ndodhur.

Cockman tha se besonte se Miles ishte përballur me disa vështirësi. Komentet erdhën pasi mediat lokale raportuan se fëmijët ishin me autizëm.

Ai tha të dielën se ndihej mirë duke e ditur që fëmijët e tij kishin vdekur ndërsa ishin në gjumë, por shtoi: “Kam humbur gjithçka në jetën time.”

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes dhe policia është njoftuar me telefontë nga një burrë.

Kur arritën, trupin e Peter Miles e gjetën jashtë pronës, të Cyndas në shtëpi dhe të Katrinës e 4 fëmijëve të saj Taye, 13 vjeç, Rylan, 12, Ayre, 10 dhe Kayden, 8 në afërsi të banesës./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews