Ballina Bota Kriza poltike në Itali, sot vendimi, qeveri tranzicioni apo zgjedhje të reja

Kriza poltike në Itali, sot vendimi, qeveri tranzicioni apo zgjedhje të reja

Nis sot në Itali raundi i tretë dhe i fundit i konsultimeve të Presidentit të vendit për formimin e qeverisë së re italiane. Në rast se dhe kësaj here nuk arrihet një marrëveshje qeverisëse, zgjidhja e vetme mbetet rikthimi në zgjedhje të reja.

Brenda ditës së sotme kreu i shtetit do të takohet me përfaqësuesit e forcave kryesore politike për të gjetur formulën më të mirë të mundshme në zgjidhjen e ngërcit të ekzekutivit të ri.

Kreu i Partisë “Lidhja” mbërrin në këtë takim me një propozim të qartë.

“Jo një qeveri teknike, ka deklaruar lideri i saj Matteo Salvini , por një qeveri politike tranzicioni në koalicion me Lëvizjen 5 Yje, me afat deri në dhjetor të 2018 dhe me objektiv zgjidhjen e problemeve më emergjente të vendit.”

Pak orë para takimit me Presidentin Mattarella, lideri i 5 Yjeve, Luigi Di Maio i është përgjigjur pozitivisht këtij propozimi, por me kusht që kryeministri i kësaj qeverie tranziconi mos të jetë as Salvini , as Di Maio por një person i tretë i zgjedhur me konsensus mes tyre.

Sipas 5 Yjeve programi i kësaj qeverie tranzicioni duhet të ketë si objektiv eleminimin e ligjit të pensionit, një ligj të ri antikorrupsion e miratimin e një ligj që parashikon një standard të ardhurash që garanon jetën dinjitoze të çdo qytetari italian.

Gjithashtu për 5 Yjet, një kusht i rëndësishëm i arritjes së këtij pakti politik qeverisës, është mënjanimi i figurës së ish kryeminstrit Berlusconi nga drejtimi teknik i kësaj qeverie, shkruan ora news.

Edhe pse duket se më në fund mes Partisë Lidhja e Lëvizjes 5 Yje është gjetur gjuha e përbashkët, koalcioni i qëndrës së djathtë, vazhdon të turbullojë ujërat duke e komentuar si të papranushëm formimin e një qeverie tranzicioni e me kërkesën se përgjegjësia për krijimin e qeverisë së ardhshme i takon vetëm këtij formacioni politik, i cili në zgjedhjet e 4 marsit u konfirmua fitues me rreth 37 % të votave.

Lideri i 5 Yjeve paralajmëron se nëse dhe ky propozim qeverisës me Partinë Lidhja do të dështojë zgjidhja e vetme është kthimi sa më shpejt në zgjedhje, madje duke parashikuar dhe datën e zhvillimit të tyre më 24 qershor 2018.

Qeveri tranzicioni apo zgjedhje të reja? Përgjigja pritet të vijë nga Presidenti Sergio Mattarella në përfundim të kësaj dite./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews