Ballina Bota KROACI, PLAGOSEN DY FËMIJË EMIGRANTË NGA TË SHTËNAT E POLICISË

KROACI, PLAGOSEN DY FËMIJË EMIGRANTË NGA TË SHTËNAT E POLICISË

Nga të shtënat e policisë ndaj shoferit të furgonit me emigrantë të paligjshëm mbrëmë u plagosën dy fëmijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat kroate raportojnë se oficerët e policisë të Drejtorisë së Zarës mbrëmë kanë hapur zjarr nga armët e tyre zyrtare ndaj shoferit të furgonit me të cilin kontrabandonte emigrantë ilegalë në zonën e Stacionit të Policisë Donji Srb.

Jozyrtarisht mësohet se shoferi i furgonit ka refuzuar të ndalojë furgonin pas sinjalit policor, për çka policët, sipas pretendimeve, në vetëmbrojtje kanë hapur zjarr në drejtim të furgonit.

Shoferi i furgonit ka arritur të arratiset në mal kurse policët në furgon gjetën 29 emigrantë të paligjshëm ndërsa dy fëmijët e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin e Zarës.

Sipas mediave, dy fëmijët e plagsour janë jashtë rrezikut për jetën. Për detaje rreth rastit pritet prononcim i MPB-së së Kroacisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews