Ballina Bota Kthesa e papritur, Kim Jong-un anulon bisedimet me Jugun, dyshime edhe për...

Kthesa e papritur, Kim Jong-un anulon bisedimet me Jugun, dyshime edhe për takimin me Trump

Koreja e Veriut ka anuluar marrëveshjen me Korenë e Veriut pak para takimit të liderit Koreano-verior Kim Jong Un me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Singapaor më 12 qershor.

Koreja e Veriut ka reaguar për shkak të stërvitjes së vazhdueshme ushtarake midis SHBA dhe Koresë së Jugut, raportojnë mediat lokale. Agjencia qendrore koreane e Koresë së Veriut gjithashtu hedh dyshime nëse takimi i shumëpritur midis Kim Jong Un dhe Presidentit Donald Trump mund të vazhdojë siç është planifikuar.

Regjimi beson se stërvitjet midis Jugut dhe forcave ajrore të SHBA janë një provë për një pushtim të Veriut dhe një masë provokative midis shenjave të përmirësimit të lidhjeve mes dy vendeve, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap e Koresë së Jugut.

Ndërkohë, SHBA nuk është përgjigjur direkt pyetjes për zhvillimet e marrëdhënies midis dy Koreve por la të kuptohet se takimi i samitit do të vazhdojë dhe mund të priten të qartësohet situata.Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert në një deklaratë për gazetarët konfirmoi se SHBA do të “vazhdojnë të shkojnë përpara dhe të planifikojnë takimin” midis Trump dhe Kim.

Kujtojmë që, ushtrimi dyjavor filloi të premten dhe rreth përfshin rreth 100 avionë luftarakë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews