Ballina Bota Luftanija greke dhe anija e mallrave turke përplasen në Egje

Luftanija greke dhe anija e mallrave turke përplasen në Egje

Autoritetet greke thonë se një anije mallrash turke dhe një anije luftarake greke janë përplasur në Detin Egje. Raportohet se nga incidenti nuk ka të plagosur dhe dëmtime të mëdha.

Flota ushtarake detare greke tha se përplasja në ujërat greke në juglindje të ishullit të Lesbos u shkaktua nga anija turke që shkelte rregullat ndërkombëtare të sigurisë së anijeve.

Anija greke Armatolos, 55 metra, ishte duke marrë pjesë në një operacion të NATO-s për të ndaluar kontrabandimin e emigrantëve.

Incidenti vjen në mes të tensionit të rritur midis Greqisë dhe Turqisë mbi të drejtat territoriale të Egjeut, raporton Washington Post./oranews/

@tn.lajmelokale
@tetovanews