Ballina Bota ‘Luftë me armët sonike’, SHBA thirrje stafit në Kinë: Kujdes nga zërat...

‘Luftë me armët sonike’, SHBA thirrje stafit në Kinë: Kujdes nga zërat e pazakontë

Departamenti amerikan i shtetit ka kërkuar nga stafi diplomatik në Kinë, që të lajmërojnë çdo zë jo normal që mund të dëgjojnë, apo nëse kanë probleme me shikim.

Këto paralajmërime kanë ardhur pasi një punëtor i tyre së fundi ka shfaqur shenja të mistershme.

SHBA ka bërë të ditur se kohët e fundit stafi i tyre në Kubë kanë vajtuar nga simptoma të ngjashme, pas sulmeve sonike.

Armët sonike përfshijnë disa lloje të armëve që përdorin zërin për të lënduar, gjymtuar apo vrarë kundërshtarin. Disa prej këtyre armëve janë në përdorim të kufizuar nga forcat ushtarake.

Marrëdhëniet në mes të Kinës dhe SHBA-së janë acaruar së fundit, me kërcënimin e një lufte tregtare./sn/

Artikulli paraprakVende pune, ja profesionet më të kërkuara në Zvicër
Artikulli tjetërVMRO: Dënimi i Gruevskit, politik