Ballina Bota Masakër në SHBA, të shtëna me armë në një gjimnaz, raportohet për...

Masakër në SHBA, të shtëna me armë në një gjimnaz, raportohet për 8 të vdekur (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm një gjimnaz në Teksas të SHBA-së.

Një person i armatosur ka qëlluar me armë brenda gjimnazit në Teksas dhe deri tani janë konfirmuar 8 të vdekur raporton CNN.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një shkollë në zonën e njohur Santa Fe, 40 metra larg Hjustonin me rreth 12 mijë banorë.

Sipas CNN, një dëshmitar tha se qitësi hyri në një klasë në gjimnazin e Santa Fe dhe filloi të qëllonte me një armë të llojit Shotgun, e sipas tij pa një vajzë të qëllohej në këmbë.

Kim Sullivan, nëna e një 17-vjeçareje tha se vajza e saj kishte shkuar drejt një karburanti për t’u arratisur nga vendngjarja.

Policia raporton se prindërit në panik kanë vrapuar brenda në shkollë për të gjetur fëmijët e tyre.

Tre helikopterë janë drejtuar drejt shkollës.

Deri më tani, CNN shkruan se bëhet fjalë edhe për disa të plagosur. (TemA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews