Ballina Aktualitet Lajme MBI 8.000 QYTETARË NGA MAQEDONIA, KANË SHKUAR NË GREQI 12 ORËT E...

MBI 8.000 QYTETARË NGA MAQEDONIA, KANË SHKUAR NË GREQI 12 ORËT E FUNDIT

Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, sot në mëngjes rreth orës 3 është rritur frekuentimi në komunikacion, veçmas nga turistë të cilët drejtohen drejt Greqisë, për vikendin e vazhduar.

Sipas të dhënave të policisë kufitare, nga mesnata (12:00), nëpër vendkalimin kufitar në “Bogorodicë”, për në Greqi janë nisur gjithsej 12.200 udhëtarë, nga të cilët, vetëm në dalje janë regjistruar 10.394. Ndërsa 8500 janë shtetas të Maqedonisë, e pjesa tjetër janë të Serbisë.

Mile Teshev, shef i policisë në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” ka deklaruar se po punohet me kapacitetin e plotë njerëzorë dhe infrastrukturorë për t’i kënaqur nevojat e të gjithë atyre që janë nisur drejt Greqisë, në këto ditë feste./tv21/

@tn.lajmelokale
@tetovanews