Ballina Bota Mediat e huaja mbërrijnë në Korenë e Veriut për të verfikuar çarmatimin...

Mediat e huaja mbërrijnë në Korenë e Veriut për të verfikuar çarmatimin bërthamor

Rreth dy dyzina me gazetarë nga agjencitë e lajmeve perëndimore dhe kineze arritën në Korenë e Veriut të martën për të dëshmuar mbylljen e vendit të provave bërthamore, një tregues që mbyllja do të vazhdojë në një kohë pasigurish diplomatike.

Koreja e Veriut ftoi shumë media të dëshmojnë se Punggye-ri po çmontohet këtë javë por nuk ka ftuar ekspertë teknikë, megjithëse SHBA kanë bërë thirrje për një mbyllje të përhershme dhe të pakthyeshme që mund të inspektohet dhe verifikohet plotësisht.

Gazetarë nga Associated Press, CNN, CBS, Russia Today dhe media shtetërore kineze ishin ndërmjet atyre që po kontrollonin në Aeroportin Ndërkombëtar të Pekinit për të kapur oraret e fluturimit me Air Koryo drejt Koresë së Veriut./SYRI.NET

@tn.lajmelokale
@tetovanews