Gazetari rus Arkady Babchenko, i raportuar gjerësisht në të gjitha mediat e botës se është vrarë në Kiev të martën, është i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Babchenko, një kritik i profilit të lartë të Kremlinit, u shfaq në një konferencë shtypi në televizionin ukrainas të mërkurën.
Kreu i shërbimeve të sigurisë të Ukrainës, Vasyl Hrytsak, tha në konferencën për shtyp se ‘vrasja’ ishte organizuar për të ekspozuar agjentët rusë.
“Sipas informacioneve të marra nga shërbimi i sigurimit ukrainas, vrasja e gazetarit rus Arkady Babçenko u urdhërua nga vetë shërbimet ruse të sigurisë,” tha Hrytsak.
Gruaja e Babchenko kishte thënë më parë se ai ishte qëlluar në shtëpinë e tyre.
Gazetari me sa duket nuk i tha gruas së tij se vrasja ishte një inskenim. “Kërkoj falje të veçantë për gruan time”, tha ai.