Ballina Aktualitet Lajme Një ditë pas protestës, policia nis procedurat për 20 protestues

Një ditë pas protestës, policia nis procedurat për 20 protestues

Një ditë pas protestës, rreth 20 protestues janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga ana e policisë.

Mësohet se policia akuzon protestuesit për hedhjen e tymueseve dhe kundërshtimin e efektivëve gjatë protestës së organizuar nga PD.

Kujtojmë se ditën e djeshme një sërë protestuesish u përplasën me policinë e shtetit. 11 efektivë të policisë u dërguan në spital për mjekimin e plagëve të lehta, ndërsa nga ana e protestuesve pati të lënduar gjithashtu.

Rasti më flagrant ka qenë ai i kryeredaktorit të gazetës Rilindja Demokratike Bledi Kasmi, i cili u gjakos në kokë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews