Ballina Bota Pamje të frikshme: Rrugët shndërrohen në lumenj, njerëzit në panik, uji merr...

Pamje të frikshme: Rrugët shndërrohen në lumenj, njerëzit në panik, uji merr përpara gjithçka në Ellicott City (VIDEO)

Rrugë të shndërruara në lumenj… Automjete që rrjedha e furishme i merr me vete e banesa të dëmtuara. Pamjet janë xhiruar në Ellicott City të Merilendit në Shtetet e Bashkuara. Qyteti u godit në fundjavë nga stuhia e fuqishme subtropikale Albert. Autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës. Ekipet e emergjencës u erdhën në ndihmë disa drejtuesve të automjeteve që u gjendën papritur mes rrymave të ujit që pushtuan rrugët.

@tn.lajmelokale
@tetovanews