Vullkani Kilauea në Haëaii ka shkatërruar 26 shtëpi dhe po kërcënon qindra të tjera, pas shpërthimeve të reja që ndodhën ditën e dielë.
Rreth 2 mijë njerëz janë evakuuar deri tani, ndërsa disa banorë u lejuan që të shpëtonin kafshët shtëpiake, por autoritetet thanë se nuk ishte i sigurt qëndrimi në shtëpi.
Gjatë natës llava arriti deri në 70 metër latërsi, ndërsa një tërmet me magnitudë 6.9 ballë goditi të premte ishullin.
Një banore e zonës tha për BBC se ishte e lumtur që u evakuua, pasi ajo po shikonte se çfarë po bënte llava.
Nderkohe në pamjet e mëposhtme do të shikoni cfarë është filmuar nga një kamera që është marre nga llava e nxehtë më pas. /sn/