Ballina Bota Papunësia në SHBA bie nën 4%

Papunësia në SHBA bie nën 4%

Papunësia në Shtetet e Bashkuara ka rënë nën 4 përqind në muajin prill, si rezultat i hapjes së 164,000 vendeve të reja të punës, tha Departamenti amerikan i Punës.

Norma prej 3.9% është rënie prej 4.1% – shifër që ka qëndruar prej muajit nëntor.

Vendet e reja të punës në prill janë hapur kryesissht në shërbime të biznesit, prodhim, kujdes shëndetësor dhe miniera, tha Byroja për Statistika e Departamentit të Punës.

Papunësia në SHBA, bazuar në anketën mujore të Zyrës së Ekonomive Familjare, ka rënë ndjeshëm që prej kulmit të saj prej 10% në vitin 2009./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews