Ballina Bota Pasojat e motit të keq, rrugët shndërrohen në “lumenj të rrëmbyer” në...

Pasojat e motit të keq, rrugët shndërrohen në “lumenj të rrëmbyer” në Ellicott City, Maryland (Video)

Rrugë të shndërruara në lumenj dhe automjete që rrjedha e furishme i merr me vete e banesa të dëmtuara.

Pamjet janë xhiruar në Ellicott City të Merilendit në Shtetet e Bashkuara. Qyteti u godit në fundjavë nga stuhia e fuqishme subtropikale Albert.

Autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës ndërsa ekipet e emergjencës u erdhën në ndihmë disa drejtuesve të automjeteve që u gjendën papritur mes rrymave të ujit që pushtuan rrugët.

Reshjet e dendura u përqendruan në këtë qytet, për shkak të erërave të forta me një shpejtësi deri 65 km/orë.

Kjo është hera e dytë në dy vite që qyteti goditet nga një stuhi e tillë, përcjell javanews.al.

Me reshje të dendura dhe probleme në qarkullimin rrugor u përballën thuajse të gjitha shtetet lindore buzë Atlantikut, deri në juglindje në Florida, Alabama e Georgia.

@tn.lajmelokale
@tetovanews