Ballina Bota Protesta anti Putin, qindra të arrestuar në 20 qytete ruse

Protesta anti Putin, qindra të arrestuar në 20 qytete ruse

Duke protestuar rrugëve të vendit, rusët kanë shprehur zemërimin e tyre lidhur me inaugurimin e ri të presidentit Vladimir Putin.

Policia ka arrestuar më shumë se 1 mijë e 600 protestues, në 20 qytete, duke përfshirë edhe organizuesin e protestës, Alexei Navalny, armikun më të madh të Putinit.

Ai u tërhoq nga këmbët dhe duart në sheshin Pushkin, ku po zhvillohej protesta pa lejen e autoriteteve, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Protestuesit brohorisnin “Putin është hajn”, dhe “Rusia do të jetë e lirë”.

Putin pritet të betohet për mandatin gjashtë vjeçar të hënën, pasi fitoi zgjedhjet në muajin mars me 77 për qind të votave./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews