Ballina Bota Putin tregon kur do të tërhiqet nga politika

Putin tregon kur do të tërhiqet nga politika

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur se do të tërhiqet pasi mandati i tij të përfundojë në vitin 2024. Këtë gjë Putin do ta bëjë për ta respektuar kushtetutën, e cila ndalon mbajtjen e postit të presidentit për më shumë se dy mandate radhazi.

Putin e ka dhënë këtë deklaratë përgjatë një forumi ekonomik të mbajtur në Shën Petersburg.

Reuters nxjerr në pah se kjo nuk nënkupton që Putin nuk do të kthehet përsëri pas gjashtë vjetësh.

Vladimir Putin mbajti radhazi dy mandate nga gjashtë vjet para se të largohej në vitin 2008, kur u bë kryeministër për katër vite, para se t’i kthehej përsëri presidencës. Ai mund ta bëjë të njejtën gjë në vitin 2024, dhe t’i kthehet përsëri presidencës, përcjell KosovaPress.

Në 2014, Putin do të jetë lideri rus me kohën më të gjatë në pushtet, që nga koha e Josef Stalin, i cili udhëhoqi Bashkimin Sovjetik nga viti 1929 deri në vdekjen e tij, më 1953.

@tn.lajmelokale
@tetovanews