Ballina Aktualitet Lajme QEVERIA: PRESIM QË ATHINA TA MBËSHTESË PROPOZIMIN “REPUBLIKA ILINDENSKA MAKEDONIJA”

QEVERIA: PRESIM QË ATHINA TA MBËSHTESË PROPOZIMIN “REPUBLIKA ILINDENSKA MAKEDONIJA”

“Republika Ilindenska Makedonija” është emër me përcaktim kohor, lidhet me data konkrete nga e kaluara dhe është mundësi reale për kompromis që është i kënaqshëm për të dyja palët.

Presim që propozimi të pranohet dhe do të mbështetet më gjerësisht në Athinë, njoftojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Gjithashtu thuhet se Republika e Maqedonisë dhe qytetarët nuk kanë asnjë synim territorial dhe e respektojnë trashëgiminë e popullit grek.

“Kryengritja e Ilindenit është luftë e përbashkët e popullit tonë multietnik për të drejtat dhe liritë sociale. Dhe nuk ka aspirata territoriale ndaj asnjë vendi fqinj, duke përfshirë edhe Greqinë. Kjo është lufta e njëjtë e vitit 1903 dhe 1944”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në fund të njoftimit thuhet se Qeveria e Maqedonisë do të vazhdojë me bisedimet me Qeverinë e Greqisë për gjetjen e zgjidhjes të problemit 25-vjeçar.

@tn.lajmelokale
@tetovanews