Ballina Aktualitet Lajme Rama-protestuesve: Basha u do për një foto në lajmet e botës

Rama-protestuesve: Basha u do për një foto në lajmet e botës

Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale një thirrje për ata që do marrin pjesë në protestën e nesërme.
Sipas tij, audio-përgjimi është sajesë esadistësh.

“Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge! Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj nuk e dija që audiopergjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE,” shkruan Rama në FB.Rama përsëriti se protesta bëhet kundër integrimit.

Artikulli paraprak1 vjetori i Qeverisë, qytetarët “s’e duartrokasin” Zaevin
Artikulli tjetërKatër persona të lënduar pas shpërthimit në një cisternë nafte