Ballina Bota Reshjet e shumta sjellin përmbytjen e një pjese të Ankarasë

Reshjet e shumta sjellin përmbytjen e një pjese të Ankarasë

Kryeqyteti i Turqisë Ankara u godit nga një përmbytje e papritur, e cila u shkaktua nga reshjet e mëdha në provincën qendrore të Anadollit.

Përmbytja tërhoqi dhjetëra automjete nga rrugët në rrethin e Mamakut të Ankarasë.

Vrshimet e kanë marrë disa automjete në lagjen Bozaziçi të Mamakut, që ishte prova më e fortë e fatkeqësisë natyrore të papritur.

Dhjetëra shtëpi dhe zyra në rrugën “Ne?et Erta?” në Mamak u përmbytën gjithashtu, ndërsa banorët kërkonin strehim në katet e larta.

Kryebashkiaku i Ankarasë Mustafa Tuna tha në një deklaratë se gjashtë vetë u plagosën lehtë, duke shtuar se asnjë prej tyre nuk ishte në gjendje kritike./sn/

Artikulli paraprakBullgaria shpreson se Kosova s’do të jetë pengesë për asnjë shtet të BE për Samitin e Sofjes
Artikulli tjetërFoshnjën e braktisur e lënë mbi veturën e imamit