Ballina Bota Senatori McCain i sëmurë, ka një porosi për familjen: Trump të mos...

Senatori McCain i sëmurë, ka një porosi për familjen: Trump të mos jetë në funeralin tim

Armiq të betuar edhe pas vdekjes: burime nga rrethi i brendshëm i John McCain rrëfejnë për mediat amerikane se senatori i sëmurë rëndë po planifikon funeralin e tij e kërkon që në shërbesë të jetë i pranishëm zëvendëspresidenti Mike Pence, por jo shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Arsyeja e kësaj këmbënguljeje është pikërisht marrëdhënia e trazuar mes dy figurave të rëndësishme të Partisë Republikane.

McCain është duke luftuar me një formë agresive tumori në tru. Diagnoza e rëndë, 81-vjeçarit iu përcaktua korrikun e kaluar, e ndonëse i është nënshtruar një trajtimi të kujdesshëm, sëmundja ka avancuar ndjeshëm.

Të premten, e bija, Meghan shkroi në “Tëitter” se do të kthehej në shtëpinë e familjes së saj në Arizona, për të qëndruar me të afërmit e saj në ato që duket të jenë momente të vështira për ta.

Muajin e kaluar, senatori u shtrua në spital me një infeksion në zorrë, e gjendja e tij shëndetësore është aktualisht mjaft e brishtë. Me Trumpin, ai është përplasur disa herë, edhe publikisht. Presidenti u kritikua ashpër në 2015-tën kur e vuri në lojë statusin e McCain si hero i luftës së Vietnamit.

Ai u bë hero vetëm se u kap rob, deklaroi atëherë miliarder republikan duke shtuar: Mua për vete më pëlqejnë njerëzit që nuk kapen. Në muajin shkurt, Trump pati serish një incident me senatorin të cilin e përmendi si person që votoi kundër kolegeve të tij të Dhomës së Lartë.

McCain nuk ia ka përtuar as ai duke e sulmuar hapur për një sërë çështjesh, përfshirë paralajmërimet e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, çka i dha krahë sipas senatorit të Arizonës Bashar al Assadit dhe mbështetësve të tij rusë e iranianë./sn/

@tn.lajmelokale
@tetovanews