Ballina Teknologji SHBA – Samsung gjobitet 533 milionë dollarë për kopjim të iPhone

SHBA – Samsung gjobitet 533 milionë dollarë për kopjim të iPhone

Grupi koreano-jugor, Samsung ka kopjuar dizajnin e iPhone të konkurrentit të tij amerikan, Apple dhe pritet të marrë një gjobë prej 533 milionë dollarësh, njoftuan sot gjyqtarët amerikanë në përfundim të shumë ditëve diskutime.

Samsung, që nuk i tregton më këto modele për të cilat akuzohet, duhet të paguajë edhe pesë milionë dollarë për përdorimin e disa funksioneve të iPhone.

Drejtësia amerikane duket se i ka dhënë të drejtë Apple, që kishte argumentuar gjatë gjithë këtij procesi se dizajni i smartfonëve të tij ishte esencial.

Megjithatë, gjykata ka vendosur përfundimisht një gjobë mesatare, pasi Apple kërkonte pak më shumë se një miliard dollarë ndërkohë që Samsung ishte i gatshëm të dëmshpërblente konkurentin e tij me 28 milionë dollarë./atsh

@tn.lajmelokale
@tetovanews