Ballina Aktualitet Lajme Shqipëri, Basha nis përgatitjet për protestën e 26 majit

Shqipëri, Basha nis përgatitjet për protestën e 26 majit

Një javë përpara protestës, kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha mbledh krerët e degëve në Tiranë. Opozita shqiptare ka nisur tashmë përgatitjet për protestën e të shtunës 26 maj para kryeministrisë në Tiranë. Po kështu temë e diskutimit do të jenë edhe zgjedhjet brenda PD.

Dje nga selia e PD-së, në krah të aleatëve të tij të opozitës Basha adresoi ftesën qytetarëve për tiu bashkuar kësaj proteste për largimin e qeverisë Rama. Basha tha se nuk mund të ketë çelje të negociatave me një qeveri të lidhur me krimin dhe drogën.

Artikulli paraprakQeveria Haradinaj, tërhiqet nga ideja që Ushtria e Kosovës të formohet me ligj
Artikulli tjetërPROTESTË KUNDËR NDRYSHIMIT TË EMRIT PARA KLUBIT TË DEPUTETËVE (VIDEO)