Ballina Aktualitet Lajme Shtatë urdhër arreste në Itali për avionët e drogës nga Shqipëria, ja...

Shtatë urdhër arreste në Itali për avionët e drogës nga Shqipëria, ja kush ishte bosi

Policia shqiptare ka dhënë detaje lidhur me opoeraicon policor në Itali për ekzekutimin e 7 urdhër-arresteve me burg. “Lidhur me lajmin per operacionin antidroge ne Itali, rezulton se eshte procedim i disa viteve me pare dhe po zbatohen flete-arrestet e Prokurorit të DDA (Antimafias) së Bolonjës pas apelimit që kishin bërë 7 prej personave të akuzuar në 2015. Operacioni eshte i vitit 2015 i koduar ‘Free-Flight’, operacion ky i zhvilluar ne bashkepunim me Policine shqiptare”, njoftoi Policia.

HETIMET

Pas aksionit të tre vite më parë, duke iu referuar hetuesve, mediat italiane raportonin se: grupi i goditur nga operacioni në fjalë importonte në Itali nga Shqipëria sasi të mëdha drogash të tipit marijuanë, të cilat ishin të destinuara për tregun italian.

Hetimet u koordinuan nga Drejtoria Rajonale e Antimafias së Bolonjës dhe Prokuroria e Riminit; në kuadër të tyre u sekustruan edhe 3 kuintalë e gjysmë hashash.

Lëndët narkotike transportoheshin drejt vendit fqinj, mes të tjerash edhe me avion, nga zona e Pishporos në Vlorë, e kishin për destinacion të gjithë rivierën e Romanjës.

Ndërkohë, bashkëpunimi me Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve të Antidrogës ka sjellë edhe identifikimin e elementëve shqiptarë e italianë të fushës së krimit, që nuk janë të përfshirë vetëm në trafikun e drogës, por edhe në grabitjet e vilave e apartamenteve.

Përpos 7 të ndaluarve në Brindizi dhe dy të arrestuarve në flagrancë gjatë një vjedhjeje, hetimet kanë lejuar të përvijohet edhe struktura e aktivitetit kriminal, të drejtuar nga piloti shqiptar Vilson Lamaj, njeriu që kontaktonte sa me kultivuesit në Shqipëri, aq edhe me blerësin në Itali. E përpos kësaj, ai kujdesej edhe për pagesat e transportit.

Asokohe, edhe Policia e Shtetit dha detaje për operacionin e përbashkët antidrogë me homologët italianë, ku u arrestun 14 persona.

Policia e Shtetit njoftonte asokohe se grupi kriminal transportonte drogë nga Shqipëria në Itali me avion. Në Itali u sekuestruan 350 kg hashash. Operacioni i përbashkët i policisë sonë me atë italiane u shtri në Rimini dhe Brindizi.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit së asaj kohe, Ardian Çipa theksoi në një konferencë për shtyp se “për më shumë se një muaj janë identifikuar personat pjesëtarë të bandës dhe janë mbajtur nën vëzhgim”.

“Vilson Lamaj ishte piloti i avionit që u nis nga Sevasteri. Sapo avioni ka mbërritur në tokën italiane, është ndaluar nga autoritetet”, tha Çipa, i cili theksoi se numri i të arrestuarve në këtë operacion është 14.

@tn.lajmelokale
@tetovanews