Ballina Aktualitet Rajoni Takim Meta-Thaçi: Shqiptarët e Maqedonisë të kyçen në procesin e zgjidhjes së...

Takim Meta-Thaçi: Shqiptarët e Maqedonisë të kyçen në procesin e zgjidhjes së emrit

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në takim Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë, zotin Menduh Thaçi, me të cilin u diskutua rëndësia e integrimit evropian të të dy vendeve tona si dhe të rajonit, transmeton Gazeta Lajm.

Presidenti i Republikës vlerësoi qasjen pozitive të Qeverisë së Maqedonisë për reformat gjithëpërfshirëse dhe kontributin e rëndësishëm të faktorit politik shqiptar në këto procese jetike.

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme që ka jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin, zgjidhja e çështjes së emrit, me qëllim marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, duke theksuar rëndësinë që ka angazhimi dhe përfshirja aktive e Partisë Demokratike Shqiptare dhe të gjithë faktorit politik shqiptar në Maqedoni në këtë proces të rëndësishëm.

@tn.lajmelokale
@tetovanews