Ballina Aktualitet Rajoni Temperaturat e larta, pushuesit dynden drejt bregdeteve (VIDEO)

Temperaturat e larta, pushuesit dynden drejt bregdeteve (VIDEO)

Vlora dhe Durrësi dhe Shëngjini kanë pritur një numër të madh pushuesish  këtë të shtunë. Qytetarët thonë për ABC News se një ditë pushimi si kjo me temperaturë vere meriton të kalohet vetëm pranë bregdetit.

Moti i ngrohtë i ka joshur qytetarët për të shkuar në plazh. Vlora sot u pushtua nga qytetarë të Burrelit, Lezhës dhe Shëngjinit dhe jo vetëm. Një vizitë në bregdet, një foto. Një kujtim nga Vlora e bukur apo zhytje në det. Detin e kaltër të Jonit e vizituan edhe disa nxënës gjatë një ekskursioni.

Qindra pushues janë dyndur edhe drejt plazhit të Durrësit. Ng ura e Dajlanit deri në Plepa e gjithë vija bregdetare është mbipopulluar. Pushuesit thonë se një ditë pushimi duhet kaluar nën rrezet e diellit. Shengjini është një destinacion i preferuar për pushuesit dhe veçanërisht për ata nga Kosova. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews