Ballina Bota Thellohet kriza në Itali, Conte nuk formon dot qeverinë dhe largohet

Thellohet kriza në Itali, Conte nuk formon dot qeverinë dhe largohet

Giuseppe Conte ka hequr dorë nga formimi i qeverisë së re italiane.

Shkak janë bërë mosmarrëveshjet mes Presidentit Matarella dhe krerëve te koalicionit “5 Yjet” dhe “Lega Nord”.

Sipas mediave italiane, presidenti Matarella nuk e ka pëlqyer kandidaturen e Contes për kryeministër sepse është një euroskeptik.

Nga ana tjetër, kreu i shtetit ka refuzuar kandidaturën e Paolo Savonës si ministër të Ekonomisë, që i është paraqitur nga Conte.

Contes iu besua detyra një javë më parë nga presidenti italian me propozimin e koalicionit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews