Ballina Bota Trafikonin drogë nga Suedia në Finlandë, dënohet banda e shqiptarëve

Trafikonin drogë nga Suedia në Finlandë, dënohet banda e shqiptarëve

Një grup shqiptarësh të përfshirë në trafikun e drogës u dënuan nga një gjykatë finlandeze.

Gjashtë anëtarët e grupit akuzohen se kanë trafikuar kanabis dhe kokainë nga Suedia fqinje, ndërsa ishin edhe të armatosur.

Krimet u kryen gjatë pranverës së vitit të shkuar, thanë gjyqtarët të premten.

Gjashtë vetë u dënuan për vepra që lidhen me drogën dhe dy të tjerë edhe për zotërimin e armëve të zjarrit.

Dënimin më të gjatë me burgim, e mori shefi i bandës, Besnik Shehu, i cili u dënua me 9 vite burg për posedim të 16.5 kilogram kanabis dhe 2.7 kg kokainë. Shehu e transportoi drogës nga Suedia.

Albano Dzurkova u dënua me 7 vjet burgim për 16.5 kilogram kanabis dhe 3.6 kilogramë kokainë. Përveç kësaj, Dzurkova u dënua me krime të armëve të zjarrit. Gjyqi i dha Dzurkovës një lehtësim ndërsa bashkëpunoi me policinë gjatë hetimit të krimeve.

Xhildo Kolaj u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim për 16.5 kilogram kanabis dhe 200 gram kokainë si dhe tentim për krime të armëve të zjarrit. Kolaj gjithashtu pati një lehtësim për shkak se bashkëpunoi me policinë.

Pjesa tjetër e anëtarëve u dënuan mes 2 dhe 9 muaj burgim. Për një prej tyre, gjykata shfuqizoi akuzat.

Autorët u dënuan gjithashtu për të paguar 234,000 euro në kompensim për shtetin për përfitime ekonomike, shkruan syri.net.

@tn.lajmelokale
@tetovanews