Ballina Bota Trump: Ka shanse që takimi me Kimin të shtyhet

Trump: Ka shanse që takimi me Kimin të shtyhet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka “shanse reale” që takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i planifikuar për muajin e ardhshëm, të shtyhet.

Ai i bëri këto komente në Shtëpinë e Bardhë, ku priti presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in.

Javën e kaluar, Veriu tha se mund të anulojë takimin nëse SHBA-ja këmbëngul që Phenjani të heqë dorë nga armët bërthamore në mënyrë të njëanshme.

Samiti i 12 qershorit është planifikuar të mbahet në Singapor.

“Nëse nuk zhvillohet, mund të zhvillohet më vonë”, tha Trump.

Artikulli paraprakZuckerberg kërkon falje para Parlamentit Evropian
Artikulli tjetërMike Pence paralajmëron Kim Jong Un: Mos mashtro Presidentin Trump