Ballina Bota Turqia arreston 65 ushtarakë gylenistë

Turqia arreston 65 ushtarakë gylenistë

​65 ushtarakë turq janë arrestuar në kuadër të një operacioni të policor kundër personelit të forcave ajrore turke.

Të arrestuarit akuzohen për lidhje me Fethullah Gylen, predikuesin turk me bazë në SHBA të cilin Ankaraja e fajëson për organizimin e grusht shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi.

Prokurorët kanë lëshuar urdhër arreste për një total prej 96 personash, prej të cilëve 91 i përkisnin forcës ajrore, dhe policia është ende në kërkim të të dyshuarve tjerë në operacionin e fokusuar në qytetin perëndimor të Izmirit dhe të përhapur edhe në 15 provinca tjera.

Në një tjetër operacion, prokurorët në Ankara lëshuan urdhër arreste edhe për 93 persona të tjerë të punësuar në një qendër pritave edukative, e cila më parë ishte mbyllur nën dyshimin për lidhje me rrjetin e Gylenit.

Autoritetet turke kanë arrestuar 160 mijë njerëz dhe kanë shkarkuar një numër të ngjashëm të shërbyesve civilë që nga intervenimi i dështuar ushtarak i vitit 2016.

Aleatët perëndimorë të Turqisë i kritikojnë masat, ndërkohë që edhe kritikët e Erdoganit e akuzojnë atë se po e përdorë komplotin si pretekst për të shuar mospajtimet. Turqia thotë se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

@tn.lajmelokale
@tetovanews