Ballina Bota Turqia tërheq ambasadorët nga SHBA-të dhe Izraeli

Turqia tërheq ambasadorët nga SHBA-të dhe Izraeli

Turqia ka tërhequr ambasadorët e saj nga SHBA-të dhe Izraeli, një ditë pas protestave të përgjakshme që lanë të vdekur 52 palestinezë në Gaza.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar Izraelin për gjenocid përderisa ka deklaruar se do t’i mbështesin palestinezët me vendosshmëri.

Protestat e palestinezeve u intensifikuan ditën e djeshme pasi SHBA-të zhvendosën ambasadën e tyre nga Tel Aviv në Jerusalem.

Ky veprim vjen pasi presidenti Amerikan, Donald Trump, kishte njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, pjesa lindore e të cilit pretendohet se u përket palestinezëve.

Presidenti turk Erdogan gjithashtu bëri të ditur se një tubim i madh do të bëhet në Stamboll ditën e premte, në kundërshtim të dhunës në Gaza./kk/

Artikulli paraprakMe hipnozë vendos t’i gjejë 900 mijë frangat e humbura
Artikulli tjetërKonfirmohet përleshja mes aktivistit të Vetëvendosjes me anëtarin e PSD-së