Ballina Aktualitet Lajme Turqia ‘zbarkon’ me fabrika të reja në pesë qytete serbe

Turqia ‘zbarkon’ me fabrika të reja në pesë qytete serbe

Zëvendëskryeministri serb, Rasim Lajiq, ka deklaruar se me zyrtarët më të lartë të Turqisë kanë biseduar për projekte konkrete dhe për ardhjen e investitorëve të rinj.

“Më e rëndësishmja është ndërtimi i autostradës Beograd-Sarajevë, është nënshkruar memorandum, është zgjedhur një kompani turke që duhet të punojë në projekt”, ka thënë Lajiq për Prva TV.

Sipas fjalëve të tij, është arritur marrëveshja edhe për ndërtimin e rrugëve në Sanxhak dhe këtë javë do të vijë një delegacion teknik nga Turqia dhe mendon se do të fillojnë realizimin e këtij projekti këtë vit.

Duke folur për investimet turke, Lajiq ka thënë se ka disa kompani nga Turqia që synojnë tashmë këtë vit që të hapin fabrikat e tyre. Bëhet fjalë për Kralevën, Lazarevcin, Mali Zvornik, Pozharevc dhe Kragujevc.

“Të gjitha kompanitë janë në fazën përfundimtare, disa kanë filluar përgatitjen e prodhimit, do të vijnë dhe të reja, dhe jo vetëm në sektorin e tekstilit”, u shpreh ai./pe/

Artikulli paraprakMickovski: Komandant Hoxha në vend që të sanksionohet, ai merr post në Qeveri
Artikulli tjetërPija natyrale që ju ndihmon të dukeni më të rinj